Sela: Sot demonstruam Parlamentin dhe Kushtetutën Europiane, me mbështetjen e qytetarëve do ta formalizojmë pas 8 majit

Bashkë me partnerët, kolegët deputetë nga Fronti Europian, sot përcollëm porosinë më të rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve. Para opinionit vendor dhe ndërkombëtarë, sot demonstruam modelin e The post Sela: Sot demonstruam Parlamentin dhe Kushtetutën Europiane, me mbështetjen e qytetarëve do ta formalizojmë pas 8 majit appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .

Prill 18, 2024 - 16:00
 0  3
Sela: Sot demonstruam Parlamentin dhe Kushtetutën Europiane, me mbështetjen e qytetarëve do ta formalizojmë pas 8 majit

Bashkë me partnerët, kolegët deputetë nga Fronti Europian, sot përcollëm porosinë më të rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve. Para opinionit vendor dhe ndërkombëtarë, sot demonstruam modelin e një Parlamenti Europian, të një vëndi Europian, me një Kushtetutë Europiane dhe President Europian, shkruan Ziadin Sela.

Ai shton që në seancën simulative nga ulësja e Kryetarit të Kuvendit, shpalosëm vizionin tonë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirjen e pakicave të tjera në Preambulë,  si dhe zgjedhjen e Presidentit në Kuvend, duke u nisur nga parimet e demokracisë parlamentare siç është vendi ynë.

“Ne i sollëm opinionit, bashkëqytetarëve tanë dhe gjithë atyre që mund të kenë çfarëdo dileme, pamjen e një Maqedonie Europiane, prej së cilës nuk duhet të druajnë, por ta mbështesin dhe punojmë bashkërisht për ta realizuar.  Të dashur miq, jemi shumë afër mbajtjes së kësaj seance edhe në godinën e Kuvendit, ku do të formalizojmë misionin tonë. Për të jetësuar këto projekte madhore, për të ardhmen tonë europiane, ju duhet që më 24 prill dhe 8 maj të votoni opsionin e vetëm progresiv, Presidentin Europian dhe deputetët e Frontit Europian”, shkruan Sela. Flaka Media

Fjalimi i plotë:

Të nderuar deputetë,

Natyrisht që sot është një moment solemn për Maqedoninë e Veriut, për qytetarët e saj, kuptohet që përpara nesh kemi ndryshimet kushtetuese, një hap shumë i rëndësishëm të cilin gjithësecili prej nesh bashkërisht duhet ta marim, në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën e progresit, zhvillimit, stabilitetit, ndërtimit të paqës dhe të marrë vendin që meriton, aty në perëndim, bashkë në Europë dhe natyrisht kjo të garanton perspektivë dhe ardhmëri më të madhe për qytetarët, pa marë parasyshë përkatësisë etnike, këtu në Maqedoninë e Veriut. 

Kuptohet që ky hap është i rëndësishëm bazuar edhe në parimet bazë dhe themelore që të gjithë ne duhet ti kemi. 

Sot, Kushtetuta e vendit pasurohet edhe me pakica të tjera të cilëat do të bëhen pjesë e preambulës së shtetit. 

Kur jemi te pakicat unë ndaj bindjen që në fund të ditës sistemet politike duhet të reflektojnë realitetin etnik që kanë ato vende dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt pasqyrimit të realitetit etnik që ka Maqedonia e Veriut. Kuptohet që kur jemi tek të drejtat e pakicave dhe përfshirjen e tyre në Preambulë, duhet të kemi parasyshë një postulat të cilës unë i besoj.

“E drejta e pakicave nuk është çështje e brendshme e shteteve, por është çështje e të drejtave universale të njeriut”. 

Sot, Maqedonia bëhet më e denjë me Kartën universale të të drejtave të njeriut, duke përkrahur dhe duke i futur edhe pakicat tjera dhe duke e bërë edhe më të pasur veten e saj me këto pakica në Preambulën e saj. 

Natyrisht që një çështje tjetër të cilën bashkërisht ne sot duhet të vendosim dhe të jetë pjesë e ndryshimeve kushtetuese, është ideja që Presidenti i shtetit të zgjidhet në Parlament. 

Maqedonia është Republikë parlamentare, është demokraci parlamentare dhe si e tillë patjetër se edhe Presidenti në të ardhmen do të duhet zgjedhur në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. 

Ne si Aleancë për Shqiptarët, bashkë me Frontin Europian, i përkrahim këto ndryshime kushtetuese, sepse vlerësojmë që është rruga e vetme, në mënyrë që ne të bëhemi më të begatë si shoqëri, më të drejtë si shtet dhe më të denjë atje ku edhe jemi nisur dhe ku shumë shpejtë do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian. 

Faleminderit!

Ziadin Sela, kryetar i ASH

The post Sela: Sot demonstruam Parlamentin dhe Kushtetutën Europiane, me mbështetjen e qytetarëve do ta formalizojmë pas 8 majit appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .