Shahini: Energjia elektrike të lirohet nga TVSH-ja
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të suspendojë vendimin e Zyrës Regjullative të Energjisë (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 15%. Sipas Shahinit, në vend të kësaj, Qeveria duhet të heqë TVSH-në nga faturimi i energjisë elektrike, një masë që do të


Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të suspendojë vendimin e Zyrës Regjullative të Energjisë (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 15%.
Sipas Shahinit, në vend të kësaj, Qeveria duhet të heqë TVSH-në nga faturimi i energjisë elektrike, një masë që do të ishte e mirëpritur nga bizneset dhe konsumatorët kosovarë.
Ai tha se një veprim i tillë do të ndihmonte në parandalimin e rritjes së varfërisë në vend dhe do të ishte një alternativë adekuate për situatën e krijuar.
“AKB-ja i kërkon Qeverisë së Kosovës të suspendon vendimin e ZRRE për shtrajtimin e energjisë elektrike për 15%, ose qeveria të heq TVSH-ën nga faturimi i energjisë elektrike, që kjo do të ishte e mirëpritur nga bizneset dhe konsumatorët kosovarë. Agim Shahini Kryetari i AKB-së thotë veprimi i suspendimit të vendimit të ZRRE do ishte më së miri për të gjithë, por edhe heqjen e TVSH-ës do ishte alternative adekuate për të mos rritë varfërin në Kosovë”, ka shkruar Shahini.
Shkrimi i plotë: