Studentët e Shkupit do të kenë transport falas me autobus, premtoi ministrja Janevska

Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, ka premtuar se janë ndarë 120 milionë denarë për të siguruar transport falas me autobus për studentët në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Studentët në Shkup do të kenë transport falas me autobus. Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paraparë 120 milionë denarë për buxhetin e vitit 2025-të”, njoftoi Vesna […]

dhjetor 24, 2024 - 20:00
 0  5
Studentët e Shkupit do të kenë transport falas me autobus, premtoi ministrja Janevska
Autobus, NQP - Shkup, Foto nga Portalb.mk

Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, ka premtuar se janë ndarë 120 milionë denarë për të siguruar transport falas me autobus për studentët në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Studentët në Shkup do të kenë transport falas me autobus. Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paraparë 120 milionë denarë për buxhetin e vitit 2025-të”, njoftoi Vesna Janevska.

Ajo sqaroi që me vendimin e Qeverisë në muajin e ardhshëm, mjetet do të shpërndahen te Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkupi”.

Ndryshe, studentët nuk kanë pasur mundësi që të vazhdojnë biletat vjetore për transport falas për vitin 2025, pasi NQP “Shkup” ka pritur përgjigje nga autoritetet.

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, thotë se Qeveria ka borxh prej 8 milionë eurosh ndaj NTP Shkup, shumë që sipas saj do të rritet në 10 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm. Në fund të nëntorit të këtij viti, Arsovska paralajmëroi se çështja e transportit publik falas nuk është e kërcënuar vetëm për studentët, por edhe për përdoruesit e tjerë. Ajo akuzon autoritetet qendrore për mospërmbushje të detyrimeve ndaj ndërmarrjeve publike, konkretisht nuk paguajnë shpenzimet e transportit publik falas.