Taravari komenton deklaratën e Nikollovskit: Vendimit tona i sjellim vetë!

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari komentoi deklaratën e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili tha se “bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në do të ishte vetëvrasje politike”. Taravari tha se dihen vendimet e deritanishme të partisë dhe se në rast të ndonjë vendimi tjetër, vendosin organet e partisë. “Ne kemi organe partiake. Vendimet tona i […]

Prill 29, 2025 - 16:00
 0  2
Taravari komenton deklaratën e Nikollovskit: Vendimit tona i sjellim vetë!

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari komentoi deklaratën e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili tha se “bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në do të ishte vetëvrasje politike”.

Taravari tha se dihen vendimet e deritanishme të partisë dhe se në rast të ndonjë vendimi tjetër, vendosin organet e partisë.

“Ne kemi organe partiake. Vendimet tona i sjellim vetë. Deri tash, vendimi ynë është vetëm me lista për këshilltarë ASH të del e vetme. Për kandidatë për kryetarë komunash, kemi thënë se jemi të hapur, para se gjithash me VLEN-in. Nëse kanë disponim, nëse nuk kanë disponim, opsioni i dytë është të shkojmë vetë, edhe më tutje e shohim”, ka deklaruar Taravari.