Aksioni gueril në Shkup: Një litër gjak për një shportë konsumi

Sot, në sheshin pranë Gazetës Zyrtare, kalimtarët mund të shohin aksionin gueril “Një litër gjak për një shportë konsumi”, organizuar nga Qendra për Arte Bashkëkohore (QAB). Aksioni është frymëzuar nga njoftimet e sotme për bojkotimin e marketeve për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve së fundmi. Çdo ditë jemi dëshmitarë të kaosit dhe rritjes […]

Jan 31, 2025 - 15:00
 0  4
Aksioni gueril në Shkup: Një litër gjak për një shportë konsumi
Aksion gueril. Foto: Qendra për Arte Bashkëkohore

Sot, në sheshin pranë Gazetës Zyrtare, kalimtarët mund të shohin aksionin gueril “Një litër gjak për një shportë konsumi”, organizuar nga Qendra për Arte Bashkëkohore (QAB). Aksioni është frymëzuar nga njoftimet e sotme për bojkotimin e marketeve për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve së fundmi. Çdo ditë jemi dëshmitarë të kaosit dhe rritjes së çmimeve që çojnë në një rënie gjithnjë në rritje të standardeve të jetesës, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet po ndryshojnë aq shpejt sa qytetarët shpesh bëjnë shaka me punonjësit në markete duke u thënë “mbaje çmimin derisa të nxjerrë para”. Me këtë aksion ne si artistë i japim mbështetje aktive bojkotit të marketeve dhe shpresojmë që veprime të tilla do të sjellin një mobilizim të mjaftueshëm të qytetarëve për të krijuar presion tek vendimmarrësit që të merren seriozisht me problemin e çmimeve të tepruara në markete dhe në tregje (edhe pse fermerët përballen me çmime jashtëzakonisht të ulëta të blerjes së produkteve të tyre) dhe më në fund autoritetet të fillojnë të marrin vendime dhe zgjidhje në favor të qytetarëve, dhe jo të kapitalit të madh, interesi i vetëm i të cilit është fitimi”, thonë nga QAB.

Ata shtojnë se me këtë duan vetëm t’u kujtojnë krijuasve të krizave dhe atyre tregtarëve që kryejnë praktika të padrejta tregtare se vendi më i keq në ferr është i rezervuar për tregtarët e pangopur.

Aksion gueril. Foto: Qendra për Arte Bashkëkohore
Aksion gueril. Foto: Qendra për Arte Bashkëkohore