Bardhi apel presidentit Begaj: Të dalë nga rreshti i PS! Të kthejë ligjin për shkatërrimin e zonave të mbrojtura 

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat, i ka bërë apel presidentit Bajram Begaj që mos të dekretojë ligjin që i hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura, por ta kthejë mbrapsht.  Bardhi tha se Begaj duhet të dalë “nga rreshti i të qenurit përfaqësues i mazhorancës”.  “Kemi një […]

shkurt 27, 2024 - 19:00
 0  7
Bardhi apel presidentit Begaj: Të dalë nga rreshti i PS! Të kthejë ligjin për shkatërrimin e zonave të mbrojtura 

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat, i ka bërë apel presidentit Bajram Begaj që mos të dekretojë ligjin që i hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura, por ta kthejë mbrapsht. 

Bardhi tha se Begaj duhet të dalë “nga rreshti i të qenurit përfaqësues i mazhorancës”. 

“Kemi një apel publik ndaj Presidentit, të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij dhe të ktheje mbrapsht e të mos dekretojë ligjin për shkatërrimin e zonave të mbrojtura. Ka për detyrën të respektojnë Kushtetutën, të dalë nga rreshti i të qenurit përfaqësues i mazhorancës. 

Është provë për Presidentin, të zgjedhë interesin e qytetarëve apo të zgjedhë interesin e Edi Ramës”, tha Bardhi.