Kufizime gjatë fundjavës në komunikacionin e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që nesër dhe pasnesër në komunikacionin e Shkupit do të ketë kufizime, transmeton Portalb.mk. “Për shkak mbajtjes së tubimeve nga fushatat parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale 2024, më 21 prill në ora 13:00, para selisë së Bashkimit Evropian në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Njësia për Siguri […]

Prill 19, 2024 - 23:00
 0  2
Kufizime gjatë fundjavës në komunikacionin e Shkupit
Rremuje, komunikacion, vetura, autobus, automjete, shkup, analize, trafik

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që nesër dhe pasnesër në komunikacionin e Shkupit do të ketë kufizime, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak mbajtjes së tubimeve nga fushatat parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale 2024, më 21 prill në ora 13:00, para selisë së Bashkimit Evropian në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Njësia për Siguri në Komunikacion pranë SPB Shkup, do të marrë masa për regjim të posaçëm”, raportoi Ministria për Punë të Brendshme.

Kufizimet do të fillojnë prej të shtunën në ora 19:00, ndërsa do të mbarojnë të dielën në ora 21:00. Kufizimet do të ndikojnë edhe në bulevardin “Koço Racin” dhe “Klimenti i Ohrit”.

Të dielën në ora 20:00 tubim do të ketë edhe në sheshin “Maqedonia”.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon në mesnatën e 22 prillit.