Mbledhje komemorative për Lindita Ahmetin në Shkup

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve do të organizojë të hënën mbledhje komemorative për shkrimtaren dhe kolegen e tyre të ndjerë, Lindita Ahmeti, transmeton Portalb.mk. “Me rastin e kalimit në amshim të koleges sonë, Lindita Ahmeti, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve do të organizojë mbledhje komemorative për ta kujtuar personalitetin […]

Prill 19, 2024 - 23:00
 0  2
Mbledhje komemorative për Lindita Ahmetin në Shkup
Lindita Ahmeti. Foto e marrë nga profili i saj në Facebook

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve do të organizojë të hënën mbledhje komemorative për shkrimtaren dhe kolegen e tyre të ndjerë, Lindita Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

“Me rastin e kalimit në amshim të koleges sonë, Lindita Ahmeti, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve do të organizojë mbledhje komemorative për ta kujtuar personalitetin e koleges tashmë të ndjerë”, njoftoi Instituti.

Mbledhja do të fillojë prej orës 13:00 në sallën “Wilson” në objektin e Institutit.

Më 9 prill, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare poetja Lindita Ahmeti. Lajmin e trishtë e njoftoi babi i saj, shkrimtari Xhabir Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Lindita Ahmeti ishte lindur në Prizren më 26 prill 1973. Pasi kreu shkollën e mesme në Shkup, studioi filologji klasike në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit.