Reagojnë nga Komuna e Sarajit: Nuk është mbështetur Llaskarca dhe Sfillarja
Komuna e Sarajit ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për mosfinancim të projekteve komunale. Nga atje thonë se Qeveria ka refuzuar ta financojë projektin e Llaskarcës dhe Sfillarës së Poshtme The post Reagojnë nga Komuna e Sarajit: Nuk është mbështetur Llaskarca dhe Sfillarja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Komuna e Sarajit ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për mosfinancim të projekteve komunale.
Nga atje thonë se Qeveria ka refuzuar ta financojë projektin e Llaskarcës dhe Sfillarës së Poshtme dhe të Epërme, për siç thonë, “edhe pse kanë dorëzuar dokumentacionin e kompletuar”.
“Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor që nga 14 korriku 2024 nuk dha pëlqim për kushtet për Planifikim dhe kjo paraqiti pengesë për mosfinancimin e projektit të Llaskarcës. Për të njëjtën çështje, Komuna dorëzoi dy urgjenca deri tek Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor, e para me datë 16.08.2024 dhe urgjenca e dytë u dorëzua me datë 08.10.2024, si dhe njoftim deri tek Ministria e pushtetit lokal se realizimin e këtij projekti e pengon Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Në afat të aplikimit, përveç këtij projekti, komuna jonë aplikoi edhe me projektin për rikonstruimin e rrugës nga Sfillarja e Poshtme deri në Sfillare të Epërme, me bashkëfinancim për fazën dy dhe tre, për të cilën dokumentacioni teknik është i kompletuar dhe ka leje ndërtimin”, thuhet në reagimin e Komunës së Sarajit.
The post Reagojnë nga Komuna e Sarajit: Nuk është mbështetur Llaskarca dhe Sfillarja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .