Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, ka bërë një apel të rëndësishëm për ndjekësit e rrjeteve sociale, duke njoftuar se janë hapur profile të rreme në emër të prindërve të saj. Ajo shprehet se këto profile botojnë përmbajtje të paqëndrueshme dhe të pavërteta, duke theksuar se ato shpesh herë reflektohen edhe në […]

Korrik 28, 2024 - 02:30
 0  6
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira
vajza-e-kadarese:-jane-hapur-profile-te-rreme-ne-emer-te-babait-dhe-nenes-time,-botojne-marrezira

vajza-e-kadarese:-jane-hapur-profile-te-rreme-ne-emer-te-babait-dhe-nenes-time,-botojne-marrezira

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, ka bërë një apel të rëndësishëm për ndjekësit e rrjeteve sociale, duke njoftuar se janë hapur profile të rreme në emër të prindërve të saj.

Ajo shprehet se këto profile botojnë përmbajtje të paqëndrueshme dhe të pavërteta, duke theksuar se ato shpesh herë reflektohen edhe në media.

“Dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj mbi faktin se të gjitha profilet e krijuara në emër të prindërve të mi, Ismail dhe Helena Kadare, janë FALLCO dhe botojnë marrëzira. Ju lutem, mos i ndiqni dhe raportoni ato si ‘FAKE’ në mënyrë që të bllokohen një herë e mirë”, shkroi Besiana në platformën Facebook.

Ajo inkurajon të gjithë që të jenë të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në luftën ndaj dezinformatave online.

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, vdiq në moshën 88-vjeçare.

Kadare lindi në vitin 1936 në Gjirokastër – një qytet i vogël në malet e jugut të Shqipërisë.

Qyteti i tij, për të cilin shkroi romanin “Kronikë në Gur”, bën pjesë në trashëgiminë botërore që mbron UNESCO-ja.

Tridhjetë vjet të karrierës së shkrimtarit, Kadare i jetoi në Shqipërinë komuniste, ku edhe shkroi kryeveprat: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, “Dimri i madh” e “Ura me tri harqe”.

“Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, gazeta amerikane Boston Globe e përshkroi si “roman të fuqishëm dhe prekës”.

Ai, gjithashtu, hyri në 100 librat e shekullit të gazetës Le Monde.

Bën fjalë për historinë e një gjenerali italian, i cili shkon në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore për të marrë trupat e ushtarëve italianë.

Kadare është “një nga romancierët më bindës që shkruan në çdo gjuhë”, shkroi Wall Street Journal për të.