Shëndetësia hesht për tenderin e drejtorit të Spitalit të Tetovës ndaj familjarëve, BDI e konsideron skandal

Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske lidhur me dyshimet për keqpërdorime financiare në Spitalin e Tetovës nga ana e drejtorit. Në ndërkohë kanë reaguar nga BDI, bënë thirrje që organet e hetuesisë të merren me rastin, raporton Portalb.mk. Nga Ministria nuk tregojnë nëse do ndërmarrin ndonjë masë ndaj drejtorit të spitalit lidhur me […]

dhjetor 4, 2024 - 20:00
 0  4
Shëndetësia hesht për tenderin e drejtorit të Spitalit të Tetovës ndaj familjarëve, BDI e konsideron skandal
Arben Taravari dhe Agim Berisha. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske lidhur me dyshimet për keqpërdorime financiare në Spitalin e Tetovës nga ana e drejtorit. Në ndërkohë kanë reaguar nga BDI, bënë thirrje që organet e hetuesisë të merren me rastin, raporton Portalb.mk.

Nga Ministria nuk tregojnë nëse do ndërmarrin ndonjë masë ndaj drejtorit të spitalit lidhur me keqpërdorimet financiare dhe nepotizmin për të cilat ai akuzohet në opinion.

Portalb.mk ka tentuar të merr prononcim nga drejtori i Spitalit të Tetovës Agim Berisha, por i njëjti ishte i pakapshëm në telefon për redaksinë.

Ndërkaq kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ata thonë se lajmet e fundit që zbulojnë se drejtori ka nënshkruar kontratë prej 300 mijë eurosh me babain e nuses së djalit të tij, janë dëshmi e qartë e degradimit moral të paprecedent.

“I bëjmë thirrje organeve të drejtësisë dhe të gjithë faktorëve relevantë që të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur këtë katastrofë morale dhe institucionale. Përgjegjësit për këtë degradim duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale për dëmin e pallogaritshëm që po i shkaktojnë pacientëve dhe qytetarëve të këtij vendi”, thanë nga BDI.

Kujtojmë që në krye të Spitalit të Tetovës është Agim Berisha, ai erdhi në këtë funksion me ndryshimin e Qeverisë, Berisha është kuadër i Lëvizjes Demokratike nga koalicioni VLEN.