AUV: Edhe pse ka detektuar kafshë të ngordhur që para gjashtë ditëve, ZOO-Shkup nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore
ZOO-Shkup edhe pse ka detektuar kafshë të ngordhur që para gjashtë ditëve (më 14.10.2024), nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore, gjegjësisht nuk ka denoncuar dyshim të sëmundjes infektuese deri te veterinari kompetent zyrtar, informuan sot nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Me këtë, shtojnë nga atje, udhëheqësia e Kopshtit zoologjiki ka shkelur oligimet ligjore […]
ZOO-Shkup edhe pse ka detektuar kafshë të ngordhur që para gjashtë ditëve (më 14.10.2024), nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore, gjegjësisht nuk ka denoncuar dyshim të sëmundjes infektuese deri te veterinari kompetent zyrtar, informuan sot nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Me këtë, shtojnë nga atje, udhëheqësia e Kopshtit zoologjiki ka shkelur oligimet ligjore dhe në mënyrë të pavarur da dorëzuar mostër deri te Fakulteti për Mjekësi Veterinare i cili është pranuar për përpunim më 15.10.2024, njofton Portalb.mk.
Më 18.10.2024, për fat të keq të të gjithë neve, është marrë rezultat me tëcilin është konfirmuar rast i pranisë së virusit të influencës aviare – gripi i shpendëve, lloji H5N1 tek një patë. Edhe krahas informatës së këtillë, sërish ZOO-Shkup duke mos i respektuar dispozitat ligjore nuk e ka njoftuar AUV-në në mënyrë të caktuar ligjore, gjegjësisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 4 nga Rregullorja për masa për asgjësim dhe çrrënjosje të sëmundjes influencë aviare nr 161/2016, gjegjësisht çdo prezencë ose dyshim i influencës aviare të denoncohet menjëherë, respektivisht në afatin sa më të shkurtër të mundur deri te AUV”, thuhet në kumtesën e Agjencisë.
Nga AUV theksojnë se veprimtaria veterinare me interes publik në territorin e Republikës së Maqedonisë e zbaton Shërbimi veterinar shtetëror në bashkëpunim me organe dhe institucione të tjera, përmes Agjencisë, drejtorit dhe laboratorisë referente e cila punon për nevojat e Agjencisë në bazë të marrëveshjes.
“Më 19.10.2024, veterinari kompetent zyrtar nga AUV së bashku me udhëheqësin e Sektorit për mbrojtje shëndetësore dhe mirëqenie të kafshëve i autorizuar nga ana e u.d. drejtori dr. Oliver Millanov ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në ZOO-Shkup. Madje, në lukunin e ZOO-Shkup veterinari zyrtar ka sjellë ndalesë për hyrje të vizitorëve, ndalesë për qasje deri te liqeni në të cilin është gjetur zogu i ngordhur me përjashtim të tre të punësuarve të cilët me pajisje të plotë mbrojtëse ka kryer vrasje dhe manipulim me zogjtë. Marrja, paketimi dhe dërgimi i mostrave për testime laboratorike në pajtuesmëri me protokollin diagnotikues nga Rregullores për masa për asgjësim dhe çrrënjosje të sëmundjes influenca aviare. Pastrimi dhe dezinfektimi i hapësirës rreth liqenit në të cilën zonë lëvizin ky lloj i zogjve. Ndalesë për lëvizje të kafshëve dhe zogjve në dhe vendi i kujdesit. U obligua shërbimi veterinar kompetent që në mënyrë të detyrueshme të kryejë paraqitje të ndryshimeve të gjendjes shëndetësore të kafshëve dhe zogjve të egër deri te veterinari kompetent zyrtar dhe zbatim të masave biosiguruese gjatë zbatimit të të gjithë aktiviteteve”, kumtuan nga AUV-ja.
Në mënyrë plotësuese, thuhet në kumtesë, veterinari zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të tij mund të kërkojë asistencë nga person i autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Për fat të keq, është kërkuar asistencë për shkak të prezencës së një personi i cili është prezantuar si është i punësuar në administratën e qytetit dhe i njëjti e ka penguar punën e shërbimeve inspektuese dhe për të cilën vepër MPB-ja ka procesverbal. Por, duhet t’ju falënderohemi të punësuarve në ZOO-Shkup të cilët na dhanë mbështetje të plotë dhe morën pjesë aktive në zbatimin e masave të urdhëruara”, kumtuan nga AUV.
Nga Agjencia potencojnë se dyshimet në opinion dhe videot e shpërndara për mënyrën e grumbulimit dhe asgjësimit të kafshëve në Kopshtin zoologjik janë plotësisht me respektimin e protokolleve për asgjësim dhe çrrënjosje të influencës aciare dhe Ligjit për mirëqenie të kafshëve dhe protokollet ndërkombëtare, “dhe nuk është në rregull të komentohen nga njerëz jokompetentë për të njëjtën”.
Nga Kopshti zoologjik gjatë ditës së djeshme informuan se është mbyllur kopshti për shkak të një bakteri vdekjeprurës. Nga atje potencuan se prej mëngjesit të sotëm pa urdhër, vendim apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar me persona me armë kanë hyrë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kanë kryer masakër mbi zogjtë.