Bejta tregon se ka kryer një operacion në gju: Nuk më ndal asgjë përveç vdekjes

Artisti i njohur shqiptar, Bejta, ka bërë një njoftim për ndjekësit në rrjete sociale. Ai në një postim të ndarë në InstaStory thotë se ka thyer gjurin dhe se me këtë rast i është dashur të bëjë një ndërhyrje. “Kush më njeh, e di që asgjë s’më ndal përveç vdekjes nëse Zoti e ka shkruar. […]

tetor 22, 2024 - 00:00
 0  6
Bejta tregon se ka kryer një operacion në gju: Nuk më ndal asgjë përveç vdekjes

Artisti i njohur shqiptar, Bejta, ka bërë një njoftim për ndjekësit në rrjete sociale.

Ai në një postim të ndarë në InstaStory thotë se ka thyer gjurin dhe se me këtë rast i është dashur të bëjë një ndërhyrje.

“Kush më njeh, e di që asgjë s’më ndal përveç vdekjes nëse Zoti e ka shkruar. Gjuri m’u ka thyer keq dhe kam pasur operacion”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, i njëjti thekson se ka gati disa projekte që i ka realizuar më parë.

“Do të jem pak më i qetë me postimet, por kam përgatitur muzikë dhe kontent paraprakisht që të jem gjithmonë aty për ju”, vazhdoi këngëtari.

Foto: Screenshot/Instagram

Bejta këtë kohë ka qenë një nga emrat më të pëlqyer në estradë, ku bëri bujë me disa këngë.

Po vazhdon gjithashtu me stilin e tij të veçantë, me të cilin edhe ia rrëmbeu zemrat publikut.