Eurodeputeti Kyuchyuk mbështet Bedri Hamzën: Si ekonomist, ai e di se rruga europiane është e vetmja rrugë përpara për Kosovën
Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Përmes një video-adresimi, Kyuchyuk është shprehur se si bashkëpresident i Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropësn (ALDE) për një përiudhë të gjatë, ka qenë kënaqësi të punojë më një parti si PDK, me njerëz që kanë dëshmuar
Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Përmes një video-adresimi, Kyuchyuk është shprehur se si bashkëpresident i Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropësn (ALDE) për një përiudhë të gjatë, ka qenë kënaqësi të punojë më një parti si PDK, me njerëz që kanë dëshmuar se kanë ambicie dhe vizion për të udhëhequr.
“Ata janë një forcë e mirë pro-evropiane në vend dhe, nën udhëheqjen e mikut tim Memli, janë angazhuar me përkushtim në aktivitetet dhe punën e liberalëve evropianë, gjë që është vërtet e mirëpritur. Gjatë viteve të mia si eurodeputet bullgar, kam parë nga afër se si anëtarësimi në Bashkimin Evropian mund të ndihmojë një vend të rrisë ekonominë dhe të lulëzojë”, ka thënë ai.
Kyuchyuk ka shtuar se familja e partive liberale e mbështetë fuqishëm Bedri Hamzën dhe vizionin e tij për Kosovën
“Si ekonomist, Bedri Hamza e kupton se rruga evropiane është e vetmja rrugë përpara për Kosovën. Familja liberale qëndron pas tij dhe fuqishëm pranë ëndrrës së Kosovës për t’u anëtarësuar në BE. Ju uroj të gjithëve suksese në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kosova mund të bëjë më mirë, dhe unë them se mundet me PDK-në”, ka thënë ai
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka falënderuar eurodeputetin Kyuchyuk për përkrahjen.
“Faleminderit mikut tim, eurodeputetit Ilhan Kyuchyuk, për mbështetjen e madhe, të sinqertë dhe të palëkundur ndaj PDK-së, veçanërisht ndaj kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza. Mirënjohës për përkrahjen!”, ka thënë Kryetari Krasniqi.
Kjo është mbështetje e të gjitha partive simotra nga familja e madhe liberal-demokrate, që janë pjesë e ALDE-s, anëtare e së cilës me të drejta të plota është edhe Partia Demokratike e Kosovës.