Nesër varrosen viktimat e aksidentit në Saraj
Katër persona mbetën të vdekur, ndërsa një fëmijë katërvjeçar shpëtoi dhe u dërgua për mjekim në spital, nga aksidenti i djeshëm në rrugën e Rashçes. Tri gra u nxorën të vdekura dje, ndërsa një burrë u gjet sot pas disa orëve kërkimi në ujrat e lumit Vardar. Të gjithë ishin të së njëjtës familje Arsllani […]
Katër persona mbetën të vdekur, ndërsa një fëmijë katërvjeçar shpëtoi dhe u dërgua për mjekim në spital, nga aksidenti i djeshëm në rrugën e Rashçes.
Tri gra u nxorën të vdekura dje, ndërsa një burrë u gjet sot pas disa orëve kërkimi në ujrat e lumit Vardar.
Të gjithë ishin të së njëjtës familje Arsllani nga fshati Gërçec i komunës së Sarajit.
Varrimi i tyre do të bëhet nesër, ndërsa fëmija është kthyer në shtëpi te familjarët e tjerë pasi mori tretman mjekësor në spital.
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet, viktimat janë: “N.A. 23 vjeçe, V.A 25 vjeç dhe Z. A. .59 vjeçe dhe A.A 56 vjeç janë viktimat e këtij aksidenti”.
Në vendin e ngjarjes gjatë gjithë kohës kanë qenë pjestarët e policisë, pjesëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit QMK si dhe Prokurori kujdestar Publik.