Riorganizohet dega e Lëvizjes BESA në Studeniçan, Nusret Aliu zgjidhet kryetar
Në vazhdën e riorganizimit të strukturave të Lëvizjes BESA, sonte në Batincë të komunës së Studeniçanit, në prani të kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Adnan Azizi dhe eksponentëve tjerë partiak, u konsolidua dega e Lëvizjes BESA në Studeniçan. Kuvendarët e pranishëm votuan Nusret Aliun për kryetar të degës, për nënkryetar Shaip Dailovskin, për sekretar Nehat Lutfiun, […]
![Riorganizohet dega e Lëvizjes BESA në Studeniçan, Nusret Aliu zgjidhet kryetar](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/01/kasami.jpg)
Në vazhdën e riorganizimit të strukturave të Lëvizjes BESA, sonte në Batincë të komunës së Studeniçanit, në prani të kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Adnan Azizi dhe eksponentëve tjerë partiak, u konsolidua dega e Lëvizjes BESA në Studeniçan.
Kuvendarët e pranishëm votuan Nusret Aliun për kryetar të degës, për nënkryetar Shaip Dailovskin, për sekretar Nehat Lutfiun, koordinator të Forumit Rinor Sabir Zeqirin, koordinator të Forumit të Gruas Anisa Lutfiun.
Konsolidimi i rradhëve të Lëvizjes BESA do të vazhdojë në çdo komunë ku jetojnë shqiptarë, duke i strukturuar nëndegët, degët dhe forumet tjera partiake.